ORA VERORE…

31.03.2019 20:48:01

Nga: Sevdail Hyseni

Këndi i Spicës: Satirike

ORA VERORE…

Vikendi i fundit i marsit prore,

Solli rikthimin e orës verore.

Akrepat e orës u bartën përpara,

Si  nata e dita që shtyhen në gara.

Se kështu e deshi Evropa kopile,

Duke na bërë gjithnjë me hile.

Nga Brukseli në majën e Hoçës,

Si s’e lamë më mirë në t’Hoxhës!

U patëm mësuar përherë me drita,

Se punët e natës s’i mbulon dita!

Llogaritja e kohës me orën verore,

Këndej nga Lugina mbetet pas dore!

Nuk e duan kohën ta matin me orë,

Ngase ende janë në gjumin dimëror!

U pëlqen qetësia me shumë marifet,

Lufta më e madhe bëhet për pushtet!