Organizata “Gift of Life Kosova”vizitë falas për fëmijët e sëmurë nga zemra

28.06.2018 17:19:37

Organizata “Gift of  Life Kosova”, ka ftuar të gjithë fëmijët me vese të zemrës që prej datës 9 deri me 13 korrik, të kryejnë vizitat mjekësore, në mënyrë që rastet më të rënda të kryejnë operim falas.

Në bashkëpunim me “Gift of Life International”, me seli në New York, “Gift of Life Kosova” merrem me organizimin e dërgimit të fëmijëve me probleme në zemër në Klinikat e SHBA-ve dhe shteteve tjera evropiane.

Sipas tyre, deri me tash janë dërguar mbi 100 fëmijë të prekur nga këto probleme. Kryesisht, ndihmat e logjistikes shkojnë nëpërmjet Klubit Rotari Prishtina  – Dardania.

Në njoftimin e kësaj organizata sqarohet se në javën e dytë të muajit korrik, në Prishtinë  do  të qëndroj ekipi nga SBA, i cili do të vizitoj 100 fëmijë, për të përzgjedhur 20 deri 30 prej tyre për të intervenuar.

“Për shkak të mosmarrëveshjes me Kliniken e Pediatrisë, nuk kemi arritur ta plotësojmë ketë numër, kështu që jemi të shtyrë që të bëjmë ftesë publike për prindërit që kanë fëmijë me problem të veseve të lindura të zemrës të na lajmërohen në numrat që i japim në fund të këtij lajmërimi. Na mungojnë edhe 20  fëmijë. Ne do të pranojmë ata që lajmërohen ata që kanë gjendje me të rëndë shëndetësore.

Ju faleminderit për mirëkuptim. Ju mirëpresim të na lajmëroni. Vizitat mjekësore do të jenë prej 09 – 13 Korrik 2018.

Telefonat ku mund të paraqiteni për kurim mjekësor të fëmijëve janë: 044126 065,  049 422 962, 0355 67  321 3067 , 049 113 628 ( Për të gjitha numrat mundet edhe përdorimi në viber). Dokumentet diagnostifikuese do t’i dërgoni në adresë dhe do ta merrni gjatë paraqitjes tuaj”, thuhet në këtë njoftim.