Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në protestë për Haradinajn

18.01.2017 11:49:54

Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të kryetarit të AAK-së, dhe ish-komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partie a shoqate, që të na bashkangjiten në protestë, ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:oo, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.