Organizatat joqeveritare kërkojnë mekanizëm pë kontroll të policisë she gjyqësisë

27.07.2017 14:24:54

Tetë organizata joqeveritare kanë dorëzuar deri te Qeveria dhe te institucionet e resoreve përkatëse propozime të përgatitur për kontroll të policisë dhe agjencive për sigurim dhe kundërzbulim.
Në këto propozime parashihet vendosja e mekanizmave të jashtëm për kontroll qytetar të policisë, e gjithë kjo sipas rekomandimeve të Këshillit Evropian. Përveç krijimit të mekanizmit të ri, sugjerohet edhe përmirësimi i mekanizmit aktual për kontroll ku rekomandohet formimi i grupeve të punës dhe sjellja e zgjidhjeve ligjore dhe nënligjore.

Një ndër prioritetet e këtyre ndryshimeve është edhe kontrolli financiar brenda MPB-së dhe përmirësimi i integritetit të punonjësve të saj. Parashihen edhe ndryshime në Ligjin për komunikimet elektronike me qëllim të heqjes së rolit ndërmjetësues që mdan DSK-ja dhe qasja direkte në pajisjen teknike që mundëson ndjekje të sinjalit të komunikimit. Në propozime kalon edhe sugjerimi për përforcim të kontrolit të Kuvendit mbi punën e Agjencisë për sigurim dhe kundërzbulim, të vendosen dënime më të larta për të punësuarit te operatorët telefonik të cilët në mënyrë të paautorizuar do të bëjnë ose mundësojnë qasje deri te të dhënat-meta ose deri te përmbajtja e komunikimeve si dhe të hapet debat për mbikëqyrje qytetare dhe atë të ekspertëve.

Shoqatat joqeveritare theksojnë se do të kërkojnë zgjidhje ligjore që do të detyrojë gjykatat të shpallin kërkesat për ndjekje të komunikimit që kanë pranuar nga organet shtetërore përkatëse, numrin e kërkesave të pranuara dhe atyre të refuzuara. Ky detyrim kërkohet të jetë i vlefshëm edhe për operatorët, të cilët do të duhet të shpallin statistika për numrin e urdhëresave të pranuara dhe numrin e linjave telefonike të ndjekura.