Orlando: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

12.12.2017 13:19:56

Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando mbështet reformat e marra në drejtësi nga qeveria shqiptare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Drejtësisë shqiptare Etilda Gjonaj, ai vlerësoi hapat që ka bërë Shqipëria në Drejtësi.

“Jemi të lumtur për hapat që ka bërë Shqipëria. Do të vlerësojmë sfidën që ka bërë Shqipëria pasi na përket edhe neve siç është ajo në drejtësi, si lufta kundër krimit dhe terrorizmit. Po sot po nisemi një faqe tjetër bashkëpunimi. E gjithë kjo zhvillohet në një kuadër ku Italia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE. Ky besojë se do të shërbejë edhe si sinjal për institucionet e BE-së. Do të shkruajmë një letër të përbashkët që iu drejtohet Komisionit. Ne jemi shumë të interesuar për implementimin e marrëveshjes” – tha Orlando.