Orteku në Itali merr jetën dy skiatorëve

Orteku në Itali merr jetën dy skiatorëve

18.03.2017 00:37:37

Në një ortek në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, kanë mbetur të vdekur dy skiatorë, ndërsa skiatori i tretë i shpëtoi më të keqes.

Zëdhënësi i Shërbimeve të shpëtimit malor italian, Valter Milani ka thënë se tre skiatorë ishin mbi fshatin Lanzada, në një lartësi prej 3000 metra, kur orteku me gjerësi 300 metra, përfshiu zonën ku ndodheshin ata.