OSBE: Përgjegjësi të përbashkët dhe trajtim human emigrantëve

28.10.2016 12:29:59

Rreth 60 përfaqësues të qeverive ndërkombëtare, shoqëria civile dhe misione të OSBE-së në Evropën Juglindore, bëjnë thirrje për reagim më të fuqishëm kundër trafikimit me njerëz, nga konferenca dyditore rajonale e cila mbahet në Shkup.

Konferenca organizohet nga misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e përfaqësuesit dhe koordinatorit special për luftë kundër trafikimit me njerëz si dhe me Komisioni Kombëtar për luftë kundër trafikimit njerëzor.

“Ne kemi përgjegjësi të përbashkët të sigurojmë trajtim human, t’i mbrojmë nga keqpërdorimet, eksploatimet dhe trafikimin e emigrantëve”, deklaroi Nina Suomalainen, shefe e misionit të OSBE-së në Shkup.

Në ditën e dytë të konferencës pritet të pranohet deklaratë e përbashkët nga ana e koordinatorëve kombëtar kundër trafikimit me njerëz në Ballkanin Perëndimor, e cila do të shërbejë si forcim i bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje kundër trafikimit me njerëz.