OSHEE: Dëmtimi i një kabulli ndërpreu ndeshjen derbi

02.12.2016 17:58:14

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, pranë OSHEE-së, ing.Petraq Lika, sqaroi sot mediat në lidhje me defektin e ndodhur mbrëmë, në N/stacionin Qendër 110/20 kV, ku si pasojë u ndërpre energjia në disa zona të Tianës së Re, përfshirë dhe ndërprerjen e derbit Tirana-Partizani në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 

Sipas tij, dëmtimi i një kabulli ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të Tiranës përfshirë këtu edhe stadiumin “Selman Stermasi”.

“Rreth orës 19.20 u shfaq një fenomen i padëshirueshëm, ai i dëmtimit të izolacionit të një kabulli fuqie i cili rrezikoi “jetën e pajisjeve” për shkak të temperaturave të ulëta. Personeli operativ për të shmangur risqet apo rreziqet e mundshme që mund të ndodhnin më tej operoi për stakimin e detyruar të menjëhershëm të N/stacionit duke kaluar në regjim avarie dhe marrjen e masave për rikonfigurimin e skemës së furnizimit me energji elektrike të abonentëve, – tha Lika. – Gjatë kësaj periudhe mungesë energjie, fatkeqësisht u atakua nga kjo problematike disa aktivitete, siç ishte ndeshja e futbollit në stadiumin “Selman Stermasi”, i cili sipas protokollit zyrtar, institucioni përkatës duhet të informonte zyrtarisht në rajonin e Tiranës, në kushtet e e zbatimit të projektit, me qëllim që OSHEE të ofronte suport me shërbime ekstra me burime të tjera alternative, siç është vepruar me institucione të tjera që kanë mirëkuptuar këtë lloj pozicioni që diktonte projekti për zhvendosjen e N/stacionit”, – shpjegoi përfaqësuesi i OSHEE.