Osmani kërkon burgim për ‘abuzuesit e votës’ pas fitores së LDK-së

18.12.2017 17:50:04

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar pas fitores së Haki Rugovës në Komunën e Istogut, teksa ka thënë se LDK-ja është fuqia e parë në vend.

Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar burgim për “abuzuesit e votës”, teksa nuk ka përmendur emrat e “abuzuesve”.

“LDK e para në Istog. LDK fuqia e parë politike në vend. Vullneti i qytetarëve u konfirmua përsëri. Abuzuesit e votës në burg”, ka thënë Osmani.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve u numëruan votat me kusht dhe votat përmes postës në komunën e Istogut.

Nga votat e rregullta, printe Haki Rugova i LDK-së me 75 vota, ndërsa me përfundimin e numërimit të votave, ai fitoi me epërsi prej 14 votash.