Osmani: Përfshirja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, hap prapa

18.05.2020 14:02:23

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përfshirja e Rusisë në bisedimet Kosovë-Serbi është hap prapa.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë tha se nëse kthehemi në formatin e trojkës, ku Rusia ka pasur zë e rol aq sa ka pasur si para pavarësisë atëherë kthehemi prapa edhe politikisht, jo vetëm në çështje teknike.

“Nuk e shoh aspak të nevojshme dhe aq më pak si ndihmesë përfshirjen e Rusisë në këtë proces”, tha ajo.