Ozil konsiderohet si zëvëndësues i Iniestas

08.05.2017 13:19:07

Mesut Ozil mund të kthehet përsëri në kampionatin spanjoll, edhe atë te një klub që dikur e kishte rival. Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori i Arsenalit është në radarin e Barcelonës. Gjermani është në vitin e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë dhe tashmë janë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës së re.

Krerët e Barcelonës janë në kërkim të një mesfushori të ri si pasues të Andres Iniesta dhe mësohet se ish-futbollisti i Real Madridit është në listën e Blaugranëve.

Thuhet se Barcelona shumë shpejt do të nis negociata me agjentet e reprezentuesit gjerman, edhe pse lojtari kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane.