P.W.Happel: Nuk duhet ta humbim shpresën, por duhet të punojmë bashkë për ta ndryshuar të ardhmen

21.11.2019 16:15:03

 

Në një intervistë të shkurtër, P. Walter Happel, themelues dhe për një kohë të gjatë edhe drejtor i “Loyola-Gymnasium” në Prizren, flet lidhur me përshtypjet e tij gjatë vizitës në Prizren, zhvillimet rreth këtij gjimnazi dhe pritjet që ai ka për të ardhmen e shkollës

Pyetje: I nderuar P. Walter Happel, ju jeni në Prizren, Kosovë, pas më shumë se katër vjetësh e gjysmë. Pas kaq vitesh, cilat janë përshtypjet tuaja, duke pasur parasysh se ju këtu keni ardhur menjëherë pas luftës, me idenë që të themeloni një gjimnaz klasik?

  1. W.Happel: Gjatë këtyre pak ditësh sa jam këtu, mund të them se shumë gjëra kanë ndryshuar brenda këtyre 4 vjetësh e gjysmë, si rrugët dhe ndërtesat e shumta të reja, ndërsa në brendi qyteti duket shumë bukur. Prandaj, unë planifikoj që të vij vitin e ardhshëm me një grup vizitorësh për ta vizituar qytetin. Duhet të qëndroj më gjatë për të krijuar një përshtypje më të thellë.

Pyetje: Opinioni ynë ju njeh mirë si themelues dhe për një kohë të gjatë edhe drejtor i “Loyola- Gymnasium”. Ku ndodhet sot “Loyola-Gymnasium”?

P.W.Happel: Unë vetëm e di se ka pasur disa probleme, por kam përshtypje se Gjimnazi “Loyola” është në drejtim të mbarë që ta gjejë përsëri qëllimin kryesor, që të jetë i dobishëm për fëmijët dhe të ofrojë edukim të mirë. Unë vetëm mund t’i falënderoj mësimdhënësit, të cilët kanë punuar shumë për të ofruar një edukim të tillë dhe t’i inkurajoj ata që të vazhdojnë kështu edhe në të ardhmen.

Pyetje: A janë plotësuar idetë dhe pritjet tuaja që i kishit në fillim dhe si e shihni perspektivën e shkollës?

P.W.Happel: Është vështirë të thuhet, sepse unë kam pritur rritje të vazhdueshme dhe punë konstante për t’i përmirësuar gjërat, sepse çdo gjë mund të bëhet më mirë gjatë gjithë kohës. I kam parë disa fytyra të reja në staf, të cilët nuk i njoh dhe ajo që akoma nuk e di është se si stafi po punon bashkërisht; nëse ata ndihen si ekip dhe, nëse ata nuk thonë në vetën e parë unë mbaj mësim në “Loyola-Gymnasium”, por ne japim mësim në “Loyola-Gymnasium”, atëherë do të isha i lumtur.

Pyetje: Të martën ju kishit një takim me kryetarin e Prizrenit, z. Haskuka. Cilat janë përshtypjet tuaja nga ky takim?

P.Happel: Po, ne kishim një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, bashkë edhe me koordinatorin e “Loyola-Gymnasium”, dr. Loher. Mendoj se ishte një takim i mirë. Kryetari na tregoi pritjet e tij dhe dëshirën për të bashkëpunuar me Gjimnazin “Loyola” dhe, sipas tij, nuk do të ketë probleme në të ardhmen.

Pyetje: I nderuar P. Happel, si Qytetar Nderi i Prizrenit dhe personalitet që i njeh mirë zhvillimet këtu, veçanërisht në fushën e arsimit, cili është mesazhi juaj për opinionin tonë?

P.W.Happel: Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen ne mund ta shtyjmë përpara, prandaj unë vetëm mund t’i inkurajoj të gjithë njerëzit e shqetësuar që kurrë të mos e humbin shpresën, por të punojnë shumë për ta ndryshuar të ardhmen, sidomos në të mirën e fëmijëve. Dua t’i inkurajoj njerëzit që të punojnë bashkërisht në tri drejtime: në informimin, komunikimin dhe transparencën; ta mbajnë njëri-tjetrin në mënyrë konstante të informuar, të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë hapur dhe të vendosin që secili ta kuptojë pse një vendim është marrë. Ju mund të mos pajtoheni me çdo vendim të marrë, por ju duhet ta dini pse ai vendim është ma