PA DËNIMIN E KRIMINELËVE TË LUFTËS DHE TË PASLUFTËS GADISHULLI ILIRIK DO TË JETË KANCER PËR GJITHË EVROPËN

14.01.2019 12:08:44

Po qe se Gjykata speciale nuk shkatërron Qendren e krimit të organizuar -SHIK-un e Xh.Halitit ( dhe të partive të dala nga lufta), duke i qitur para drejtësisë jo vetëm kriminelët e vegjël( dorasët), por edhe kriminelët e mëdhenj, urdhëruesit e krimit të organizuar, Kosova nuk do të ketë në as një mënyrë stabilitet politik, përparim ekonomik dhe as demokratizim, por do të jetë qendër e krimit të organizuar për tërë Ballkanin, do të jetë pra, kancer i pa shëruar në truallin strategjik të Evropës. Prandaj SHBA-të, NATO-ja, dhe BE-ja nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me kriminelët që kanë zën poste të rëndësishme shtetrore dhe partiake, duke shpresuar se ata do të përmirësohen, por duhet t’i detyrojnë të përballën me drejtësinë, për të dhënë llogari për krimet e bëra gjatë kohës së luftës dhe pas luftës. 
Faktori ndërkombëtar ka forcë të mjaftueshme, ka dije dhe eksperiencë të mjaftueshme për shkatërrimin e SHIK-ut, qendër e krimit të organizuar e krijuar me ndihmen e SHIK-ut të Shqipërisë, në bazë të vendimin e SHP dhe Drejtorisë Politike të UçK-së, të drejtuar nga Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi. Gjykata speciale ka nevojë të përkrahet sinqerisht nga SHBA-të, Bashkimi Evropiane, KFOR-i dhe qendrat tjera të vendosjes ndërkombëtare. Veçmas ka rëndësi përkrahja e kësj gjykate nga subjektet politike, organet shtetrore, organizatat jo qeveritare, mjetet e opinionit publik dhe qytetarët e Republikës së Kosoves, sepse vetëm në këtë mënyrë, do të krijohen kushtet e përshtatshme për Gjykaten spaciale, që ajo t’i burgos dhe t’i dënoj të gjithë kriminelët e luftës dhe të pasluftes, pa përjashtim se çfarë pozite të rëndësishme kanë zapuar, në bazë të argumeneteve që ajo disponon, por edhe fakteve dhe argumeneteve që ia afrojnë shqiptarët, kudo që jetojnë dhe punojnë në rruzullin tokësorë. 
Vetëm atëherë kur kriminelët e luftës dhe hajnat e kriminelët e pasluftës e marin dënmin e merituar për krimet e rënda që i bënë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duhet shpresuar se Republikës së Kosoves po i hapen rrugët e demokratizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithanshëm, stabilitetit politik dhe ekonomik. Po i qelen rrugët të bëhet pjesë e familjes së madhe të BE-së, po i krijohet perspektiva për plotësimin e kushteve për të zënë vendin e merituar në strukturat Veri-atlantike dhe në Qendrat e vendosjes ndërkombëtare, synime këto të gjakosura të gjithë popujve të kësaj pjese të Evropës, që aq shumë përjetoi vuajtje dhe mjerime, veçmas ne shqiptarët, nga pasojat e luftës së Rusisë dhe aleatëve të saj për dominim, për koloni dhe dalje në det.