Pa gola, por Manchester United dhe Liverpool shënoi rekord shikueshmërie

19.01.2021 12:37:24

Një numër rekord tifozësh panë të dielën përballjen e  Manchester United me Liverpool.

Përballja në Anfield kishte një mesatare prej 4.5 milion shikues dhe 4.8 milion shikues në pesë minutat e fundit, duke e bërë atë ndeshjen me audiencën më të madhe për një lojë.

Shifrat e shikueshmërisë gjithashtu eklipsojnë rekordin e mëparshëm për një lojë të transmetuar në Sky Sports,mes Manchester City dhe Manchester United në sezonin 2011-12.

Por, pavarësisht se kishte më shumë shikues, ndeshja e Manchester United kundër Liverpool përfundoi pa gola.

Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, portat e mbrojtura nga Becker dhe De Gea qëndruan të paprekura për 90 minuta.