Pa himnin e pa flamurin e Kosovës, Vetëvendosje mban tubimin përmbyllës

04.10.2019 20:55:33

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.

Në këtë tubim të Lëvizjes Vetëvendosje, tek të pranishmit nuk është parë askund flamuri i Kosovës e as nuk u intonua himni i Kosovës.

Në fillim të hapjes të tubimit, u intonua himni shqiptar, por jo ai i Kosovës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Albin Kurti kishte thënë se flamurin dhe himnin do t’i respektonte vetëm si kryeministër.