Pa lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci, në krye me presidentin Rugova, shqiptarët e Kosovës do të ishin kurdë të Ballkanit, kurse disa do të ishin duke marrë pensione si të sëmurë psikikë në shtete të ndryshme

10.01.2017 18:24:23

Nga Rexhep Kastrati

Haxhi Shala, kuvendari i fraksionit të PDK-së, Nisma, që e drejton ish-nënkryetari i PDK-së dhe ministër i milionave në Qeverinë e Hashim Thaçit, Fatmir Limaj, por jo vetëm ai, po e shfrytëzojnë debatin për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të shitur mend dhe për të na mbajtur leksione historie, me synimin që duke e keqpërdorur emrin dhe historinë që lidhet me UÇK-në, të ridimensionojë historinë politike të Kosovës.

Mirëpo, Haxhi Shala e di se është një figurë minore, shumë e vogël dhe shumë e parëndësishme e historisë dhe e zhvillimeve socio-historike në Kosovë dhe në rajon, për të na mbajtur leksion hitorie. haxhi Shala dhe të tjerët si ky, duhet të tregojnë kur është themeluar UÇK-ja; në cilin vend dhe cilin është aksioni i parë i saj?

Po ashtu, Haxhi Shala dhe të tjerët si ky duhet të tregojnë se cili ka qenë pozicioni i Adem Jasharit, i Zahir Pajazitit, i Hyzri Tallës, i Edmond Hoxhës, i Hakif Zejnullahu, por edhe Sali Çekaj, dhe i shumë të tjerëve që uhstrimet e tyre ushtarake i kanë kryer që nga viti 1991, dhe aksionet guerile janë kryer që nga viti 1992 e këndej? Haxhi Shala dhe të tjerët si ky duhet të tregojnë se kur është themeluar SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e UÇK-së?

Haxhi Shala dhe të tjerët si ky duhet të thonë se sa ushtarë ka pasur UÇK më 5 mars 1998, pra ditën kur është masakruar Adem Jashari me familjen dhe kushurinjtë e tij?

Fakti se deri tash, pra që më shumë se 19 vjet nuk ka ende përgjigje në këto pyetje, do të thotë se kanë frikë nga e vërteta, sepse do të dalin plotësisht ato që po dalin tashmë: ata që po thirren në emër të UÇK-së po e akuzojnë njëri-tjetrin udbashë dhe tradhtarë. Do të mjaftonin vetëm ato që publikisht po i thonë ish-komandantët për njëri-tjetrin, për të kuptuar kush janë këta dhe kujt i kanë shërbyer. Po ashtu, edhe akuzat publike për dosje që shokët apo ish-shokët kanë bërë kundër njëri-tjetrit, janë shumë të rënda dhe shumë të rëndësishme për të kuptuar kush janë dhe kujt u kanë shërbyer ata.

Përveç këtyre, Haxhi Shala dhe të tjerët si ky duhet të thonë pse SHP u UÇK-së dhe Drejtoria Politike e UÇK-së janë deklaruar kundër institucioneve të Republikës së Kosovës? Pse janë deklaruar dhe janë angazhuar kundër çdo forme institucionale të organizmit politiko-instituccional të Kosovës? Dhe të gjitha këto kanë ndodhur edhe pse Kuvendi i Kosovës kishte njohur UÇK-në si ushtri të Republikës së Kosovës?

Haxhi Shala dhe të tjerët si ky, pse nuk thonë se çfarë do të ndodhte me Kosovën dhe me shqiptarët sikur të mos ishte lëvizja për liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova? Çka do të kishte ndodhur me Kosovën dhe me shqiptarët sikur Kosova të përfshihej në të ashtuquajturin front jugor më 1993, kohë kur Kroacia dhe Serbia mndoheshin ta përfshinin?

Fakti se SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e UÇK-së janë deklaruar kundër institucioneve të Repulikës së Kosovës dhe kishin vepruar kundër tyre, edhe pse këto të fundit kishin njohur UÇK-në si ushtri shtetërore e Kosovës, do të mjaftonte për të kuptuar karakterin destruktiv dhe kundërkombëtar të tyre. Sjellja e SHP të UÇK-së dhe e Drejtorisë Politike të UÇK-së, ka qenë i njgashëm sikurse sjellja e sektës okulte të Albinit: kundërshtetërore dhe kundërkombëtare.

Në anën tjetër, sikur të mos ishte lëvizja për liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova, shumica e atyre që kanë qenë pjesëtarë të SHP të UÇK-së dhe të Drejtorisë Politike të UÇK-së do të ishin duke marrë pensione si të sëmurë psikikë, do të ishin duke bërë pikën e sefasë metropoleve të botës, kurse populli shqiptar i Kosovës do të  ishte masakruar dhe do të ishte dëbuar për të mos u kthyer kurrë më. Çështja shqiptare në Kosovë do të ishte një çështje e mbyllur, kurse Kosova do të ishte një shprehje gjeografike.

Të gjitha këto nuk kanë lidhje me UÇK-në si formacion i gjerë ushtarak i Kosovës, sepse politikat që SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e UÇK-së kanë qenë politika që janë përcaktuar nga individë që tash po na dalin njerëz të UDB-së. Kjo mund të krahasohet me Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, e udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë: lufta ka qenë e drejtë, çlirimitare dhe në anën  aleancës kundërnazifashiste, por udhëheqja e saj e ngushtë, kryesisht ka qenë e kontrolluar nga Beogradi.