Pa u bërë viti nga masakra e familjes Jashari, Rexhep Qosja ua ka njohur serbëve të Kosovës të drejtën për vetëvendosje!

06.03.2018 11:44:03

Nga Rexhep Kastrati

Masakra e familjes së Adem Jashari është ndër masakrat unike që simbolizon sakrificën masive për liri, pavarësi, demokraci. Në aspektin kronologjik, kjo masakër ndodhi vetëm një javë pas masakrave në Likoshan dhe Qirez, që ndodhën më 28 shkurt 1998. Të dyja bashkë janë masakra të kryera në kontekst të angazhimeve për imponimin e linjës së Tiranës/Kretës si faktor politiko-ushtarak që duhej të komprometonte edhe politikën, edheluftën çlirimtare. Duhet të kujtojmë se masakrat në Likoshan dhe në Qirez ndodhën pikërisht ditën kur ishte përgatitur dhe ishte realizuar përçarja e LDK-së, si forca motorike e procesit liri, pavarësi, demokraci, më 28 shkurt 1998. Atë ditë mbahejKuvendii III i LDK-së, dhe po atë ditë grupi i Hydajet Hysenit u largua nga LDK, duke ia futur thikën pas shpinës Kosovës dhe shqiptarëve. Në njërën anë, pjesa e linjës së Tiranës/Kretës e përbërë nga grupe të LDK-së, LKÇK-së etj., e në anën tjetër nëpërmjet grupit të Hydajet Hysenit që e solli Rexhep Qosjen në krye të tij, nuk kishin asnjë qëllim tjetër pos që të rrënonin unitetin e shqiptarëve, të rrënonin gjithçka që ishte arritur deri më atëherë. Kjo linjë kishte dalë vetëm tre muaj pas takimit të kobshëm Nano – Milosheviq në Kretë, i mbajtur në dhjetor të vitit 1997, dhe vetëm për të zbatuar ato për të cilat ishin marrë vesh ata dy.

Këtë e dëshmon edhe fakti se Rexhep Qosja, një vit pas masakrës së familjes së Adem Jashari, në janar 1999, dhe në kontekst edhe të negociatave në Rambuje, do të deklarohej pro njohjes së  të drejtës për vetëvendosje për serbët e Kosovës, e të cilën të drejtë Serbia as sot e gjithë ditën nuk ua njeh shqiptarëve të Kosovës.

Këtë e kishte thënë në një intervistë dhënë TVSH-së, përkatësisht drejtorit të përgjithshëm, Ardian Klosi. Këtë fakt unë e kam përmendur vazhdimisht, në shkrimet e mia, por këtë e ka përmendur edhe profesor Zekeria Cana në ditarin e tij dy.vëllimësh

Profesor Zekeria Cana, i cili më 2000 kishte botuar një ditar në dy vëllime, të titulluar “Ditari i robërisë”, kështu e përshkruan intervistën që Rexhep Qosja i kishte dhënë Ardian Klosit:

Siç shihet, në fund të kësaj faqeje, profesor Zekeria Cana shprehet: “Mua më habit më shumë mendimi copë i Qoses që edhe serbët në Kosovë duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes”, dhe këtë mendim, e quan “lajthitje shumë e dëmshme”.

Pra, në prag të njëvjetorit të masakrës së familjes së Adem Jasharit, Rexhep Qosja në vend se të kishte vlerësim dhe respekt maksimal për sakrificën e asaj familjeje dhe të popullit shqiptar, i cili për gati një vit i ishte ekspozuar masakrave dhe veprimeve gjenocidale serbe, e që bëheshin për të shuar angazhimin e tyre për liri, pavarësi e demokraci, për të spastruar etnikisht Kosovën në përputhje me plane, memorandume dhe projekte famëkeqe kundërshqiptare që nga Garashanini e deri te ato të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, e që ishin vazhdimësi e masakrave shekullore sllavo-ortodokse mbi shqiptarët, Rexhep Qosja pa hezituar fare, pa iu dridh buza, pa i rënë çehrja e marres në fytyrë, deklarohet pro të drejtës së vetëvendosjes për serbët e Kosovës!

Rexhep Qosja nuk donte t’ia dinte se gjithë ato masakra kundër shqiptarëve bëheshin pikërisht në kontekst të mosnjohjes së të drejtës për vetëvendosje për shqiptarët e Kosovës, të cilët në strukturën etnike të Kosovës përbënin 90% të popullatës, kurse në nivel të ish-Jugosllavisë, përbënin popullatën e tretë më të madhe pas serbëve dhe kroatëve.

As pas masakrave të tjera, duke filluar nga masakra në Reçak, që ndodhi vetëm tri ditë më vonë, Rexhep Qosja nuk do ta tërheqë këtë deklaratë, dhe askurrë më vonë, por deri në vdekjen e tij politike, dhe në vazhdimësi, nuk do të heqë dorë nga ndarja e Kosovës.

Parë në kontekst të negociatave në Rambuje që do të fillonin vetëm tri jabë më vonë, kjo deklaratë e Rexhep Qosjes duhet parë edhe si ulje e pazarit, si vullnet të linjës së Tiranës/Kretës për të realizuar një autonomi serbe brenda autonomisë së Kosovës, ose ndarjen e saj. Është kështu, për faktin se miku i tij, Fatos Nano ishte shprehur qysh më 1997 e në vazhdim se Beogradi ishte kryeqytet i shqiptarëve të Kosovës, Rexhep Meidani, në cilësinë e presidentit të shtetit shqiptar ishte shprehur pro një Republike minus, pra pa të drejtën për vetëvendosje dhe shkëputje, e barabartë me repubikat autonome në Rusi.

Ishte e qartë se këto ishin goditje e rëndë për angazhimet e shqiptarëve për liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova, e që pavarësinë e Kosovës e konsderonin si zgjidhje kompromisi, kurse protektoratin ndërkombëtar sifazë kalimtare.

Dhetë gjitha këto bëheshin në emër të luftës, e cila nga linja e Tiranës/Kretës u komprometua dhe u përdor për të fshehur qëllimin e tyre të vërtetë: angazhimet për realizimin e interesave serbe në Kosovë, e që u vërejtën që në fillim me krijimin e enklavave serbe, me dnarjen e veriut dhe që u proklamuan nga Momçilo Trajkoviq qysh pa u mbyll kapitulli i luftës në Kosovë, i cili pas takimit me Hashim Thaçin, bashkë mepopin Artemije,do të deklaronte se ishin marrë vesh për kantonizimin e Kosovës.