Pabesitë që i pamë në Mynih të Gjermanisë?!

15.02.2020 21:07:11

Nga Skënder MULLIQI

Eh, shikone logjikën e prishur.Sikur të ishte marrë prej librave ose të ishte bërë enkas ndonjë skenarë. Gjithnjë e më shumë po vijmë të përfundimi se jemi të prirë për ndërskamca karshi njeri- tjetrit, në momentet më delikate, në momentet kur mvaret fati i shtetit .Logjika kapituluese për shtet, na bënë të ndihemi keq .Së kështu udhëheqim keq më shtetin nuk është pritur?! Mos ti përmendim të gjitha ndodhitë e derisotme jo të mira.Të ndalemi të kjo e fundit.Presidenti takohet më amerikanin Grenel dhe më Vuqiqin dhe firmosin dy marrveshje më Serbinë? Hashim Thaqi, ja gjuan ashtin Kurtit, duke e pru para aktit të kryer!Kështu nuk vepron askush kur në pyetje është vendi.Presidenti Thaqi sikur po tenton ti ndryshon rrjedhat historike jo në favor të Kosovës?! Si e ndien vetën presidenti, kur Kurti thotë së:”Zyrtarët që nënshkruan marrëveshjet në Mynih nuk kishin autorizimin e qeverisë .Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re, as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”. Si ka mundësi që njerëzit të sillën në këtë menyrë kaq perverse? Kosova dhe shqiptarët shumë kan vuajtur nga regjimet e huaja, dhe nga regjimi komunist autokratik. Këtë pabesi që pamë në Mynih të Gjermanisë të shminkuara më marketing politik, janë më shumë së kretenizem.Kosovës dhe shqiptarëve kur është fati i kombit në pyetje i duhet qendrim i njëzëshëm. Kjo kleptomani politike nuk është duke lënë asgjë nga shteti ?!Këso shfaqje teatrale më rezhi, skenarë dhe aktorë të ndryshem, mos e dhashtë Zoti më të shohim. Jeta , shteti , dhe kombi duhet ruajtur si sytë e ballit?E kjo bëhët kur të gjithë e kryejmë punën tonë ashtu si duhet…!