Pacërrkat dhe kungujt politik kosovarë

03.10.2017 11:15:09

Nga Ahmet Asani

Nga që për s’gjalli nuk arriti ta mundte asnjëherë Ibrahim Rugovën, nuk largoi askend nga vetja ! Pas vdekjes se Rugovës me gjithë kundërshtarët politik për një dekade luajti si macja me miun

Pa hyrë në analizën e mëkateve e mekatarëve që i pat e i ka, sikur gjarrpëri që hipnotizon bretkosën, PDK për 10 vite hipnotizoi gjithë kundërshtaret e vet politik! “Mirë” me Fatmirin-“mirë” me Isen, “mire” me Rambon- “mirë” me familjen Rugova, mire me Nanon-mire me Ramën, PDK vet preu dhe vet ndau letrat e pokerit politik kosovar! Duke qenë ende e majtë (!) te djathtës kosovare ia morri ngjyren blu dhe emrin Parti .

Dikujt ia morri ngjyrën dhe emrin, dikujt ia preu kërthizen dhe e la t’i kulloj gjak! Në fund si të djathtën ashtu edhe të majtën e la të zihet e përzihet nëpër Lëvizje, Lidhje, Aleanca e Nisma, kurse vetes ia mundesoi që para qytetarëve e para botës të prezantohet si trashëgimtare e UÇK-ës dhe si “PARTI DEMOKRATIKE E KOSOVËS” .

Se kungullit nuk i shkon gjithëmonë mbi uje këtë po e dimë të gjithë, por problemi është se pjesa me e madhe e spektrit politik kosovar, po mendojnë se si pacërka politike qe janë, nuk ka mundësi të kalben e të fundosen vet një ditë.