Pacolli: Bashkëpunimi paszgjedhor me PDK-në është i pamundur

07.06.2017 18:13:49

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka thënë se ka mundësi për një bashkëpunim paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Besoj se jemi goxha afër me Vetëvendosjen. Ne do të bisedojmë me ta dhe do të unifikojmë disa nga synime tonat. Pavarësisht dallimeve dhe problemeve me doktrinën e tyre politlike, synimi i tyre, veç partive të bllokut tonë, është shumë i pastër”.

Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka theksuar se bashkëpunimi me Partinë Dekokratike të Kosovës është pothuajse i pamundur.

Kreu iAKR–së në këtë këtë intervistë ka folur edhe për  demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Unë e di që problemi i demarkacionit është i zgjidhur. Në momentin kur është dashur, ai nuk është nxjerrë në parlament për miratim. Por marrëveshja është nënshkruar mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe këtë problem duhet ta zgjidhë qeveria e ardhshme”

” Nuk ka ndonjë rrugë tjetër, përveç ratifikimit. Tani Mali i Zi është edhe pjesë e NATO-s dhe nuk besoj që dikush mund të premtojë apo mendojë se mund ta zgjidhë këtë problem jashtë ndonjë rruge ligjore”, deklaroi ai.