Pacolli beson se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën

22.09.2017 14:51:23

Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli sot në Nju – Jork është takuar me shefen e diplomacisë së Kenias Amina Mohamed.

Pas këtij takim ai ka thënë s’beson se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën.

Për këtë takim Pacolli ka shkruar në Facebook:

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”.

kenia1