Pacolli e dënon ashpër frikësimin ushtarëve serbë nga autoritet e Beogradit

19.01.2019 12:38:14

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së  nga Policia e Serbisë.

Pacolli ka thënë se e dënon në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe”.

“Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli në Facebook.