Pacolli flet për marrëveshjen e parë ndërmjet LAA dhe Vetëvendosjes

25.08.2017 21:50:55
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka konfirmuar në facebook marrëveshjen e parë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LAA.

Ai ka thënë se në këto takime u diskutua për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Lexo postimin e plotë:

Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda. Në mesditë, ne të AKR dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu.

Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. Në orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa.

Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme.