Pacolli: Haradinaj gaboi që bëri koalicion me PDK-në

28.06.2017 20:59:48

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në Rubikon, ka kritikuar vendimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për të bërë koalicion me partinë e Kadri Veselit.
Pacolli, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka theksuar se me këtë bashkim, shefi i AAK-së ka bërë që votuesit e partisë së këtij të fundit të votojnë VV-në.

“Ramushi ka bërë një gabim të madh që nuk ka ec vetë, sepse nuk do ta kishte këtë fitore Vetëvendosje, që ky ia dha asaj. Vetëvendosje u votua prej votuesve potencialë të AAK-së”, ka theksuar ai.

Madje, sipas Pacollit, nëse Haradinaj do të shkonte i vetëm në zgjedhje do të kishte sukses më të madh sesa suksesin që e ka arritur në koalicion me PDK-në.