Pacolli i reagon Hoxhajt për UNESCO dhe Interpol

19.07.2017 15:46:21
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë për media se nuk dinë asgjë për takimin që ndodhi sot në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli atij të skenderajt Sami Lushtaku dhe shefin e shtabit zgjedhor të AKR-së Rrahim Pacolli.

Pacolli ka shkruar një status në facebook duke e thumbuar ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj në detyrë për deklaratën e tij që “Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol”.

Pacolli ka shkruar në Facebook se nëse i ka siguruar votat, Hoxhaj ka bërë punë të mirë.

“Me shumë sadisfakcion (kënaqësi) e kuptova se Kosova i ka votat për anëtarësim ne UNESCO dhe Interpol, dy Organizata vitale për Kosovën. Besoj shumë se Ministri Hoxhaj ka fakte të bollshme kur deklaron ashtu. Shkaku i shkrimit tim në Facebook, për këto dy çështje ishte preokupimi im që kisha për shkak të asnjë që po lexoj nga deklarimet e disa shteteve dhe atyre te Serbisë për këto çështje. Urime Ministër, nëse është ashtu siç shpreheni atëherë keni bërë punë të mirë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.