Pacolli: Jemi besnik ndaj koalicionit

17.06.2017 23:27:23

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka përsëritur prapë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa vazhdon të jetë i bashkuar.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se askush nuk mund ta lëkund kompaktësinë e partisë që ai drejton.

Ja postimi i Pacollit:

Jam shumë i lumtur që këtë mbrëmje të bukur po e kalojë me familjen time.

Jemi mësuar me konspiracione, AKR i qëndron besnike koalicionit me te cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR’së.

Na priftë e mbara.