Pacolli: Kënaqësi të jem pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në...

Pacolli: Kënaqësi të jem pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA

23.09.2019 21:12:43

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Pacolli ka thënë se është kënaqësi të jetë pjesë pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA.

“Së bashku me Ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ishte kënaqësi të jemi pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Pacolli.