Pacolli: Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si SHBA-të

22.09.2017 22:38:41

Pacolli ka thënë se Kosova  përjetësisht i është mirënjohës ShBA-ve

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se në Nju Jork, delegacioni i Kosovës është takuar me ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard.

“Si gjithherë, privilegj dhe nder të takohemi me aleatët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvilluam një takim frytdhënës dhe përmbajtësor me Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, e cila shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari, Hoyt Yee. Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente. Kosova, vërtet është e bekuar që ka një aleat strategjik si ShBA”, ka shkruar Pacolli në Facebook.