Pacolli kthehet në Kosovë për Bajram, a do të përplaset kësaj radhe me ministrat e Kurtit?

21.05.2020 18:43:36

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të kthehet në Kosovë për festën e Fiter Bajramit.

Kjo është konfirmuar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

I pyetur se a do të tentojë të marr pjesë në seancë, a po do të ndjek udhëzimet e MSH-së për vetizolim, Zyberaj ka thënë se Pacolli do ta respektojë Kushtetutën.

“Po do të vijë shumë shpejtë. Do ta respektojë Kushtetutën”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Pacolli kishte kërkuar rikthimin në Kosovë në prill të këtij viti, në kohën kur po diskutohej për formimin e Qeverisë së re nga LDK-ja,  pas telasheve të shumta me lejen për kthim, ai arriti në vend me 30 prill.

Për kthimin e tij, Pacollit i kërkohej që të mos veçohej nga të tjerët dhe t’i nënshtrohet rregullit për izolim dyjavor në Qendrën e Studentëve, mirëpo ai i kishe dërguar Qendrës Operative të Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin shëndetësor me të cilin kërkonte që t’i mundësohet vetizolimi në shtëpinë e tij në Hajvali.

Kthimi i tij në Kosovë u përcoll me përplasje të shumta si dhe pati reagime të ndryshme për atë se a do duhej të karantinohej në Qendrën e Studentëve a po jo.

Përplasje Pacolli pati posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin si dhe me ministrinë në detyrë të Punëve të Brenshme, Xhelal Sveclën. Pacolli  madje pas kthimit në Kosovë, kishte thënë se ishe frikësuar për akt terrorist në aeroplanin e tij nga autoritetet e Kosovës.

Mirëpo, pas një jave dramatike në Kosovë, lideri i AKR-së, u rikthye sërish në Zvicër me 4 maj.

Për këtë kishte njoftuar vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku kishte thënë se shpreson që pandemia të kalojë sa më shpejt.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë.