Pacolli: Mirënjohës përjetë NATO-s

24.03.2019 10:50:16
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka kujtuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.

Pacolli ka thënë se sot 20 vjet më parë, NATO fillon sulmin ajror kundër forcave serbe në ish-Jugosllavi.

“Një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Mirënjohës për jetë”, shkruan Pacolli në Facebook.