Pacolli: Qeveria e dështoi me qëllim Aeroportin e Gjakovës

02.10.2016 15:10:39
Kryetari i Alenancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Qeveria e dështoi ose me qëllim Aeroportin e Prishtinës, ose iu nënshtrua metodave korruptive

Sipas Pacollit, funksionalizimi i këtij aeroporti, do të ndikonte në uljen e çmimeve për udhëtarët. Ai po konsideron se këtë dështim, qytetarët nuk do t’ia falin qeverisë, transmeton lajmi.net

Reagimi i Pacollit:

Aeroporti i Gjakovës….

Me shumë keqardhje mora lajmin se aeroporti i Gjakovës u mbyll. E bemë një punë të madhe kur atë aeroport i cili ka më shumë se 30 milion euro vlerë ne instrumente e Infrastrukturë, e kthyem në pronësi tonën, të Kosovës, por ja tani dështimi i radhës i qeverisë së Kosovës. Funksionalizimi këtij aeroporti përveq se do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të ndikonte edhe në uljen e qmimeve për udhëtaret. Andaj qeveria e Kosovës ose e dështoi me qëllim këtë projekt si rezultat i paaftësisë, ose iu nënshtrua metodave korruptive për të ruajtur monopolin për operatorin e aeroportit të Prishtinës. Qytetarët e kosovës këtë dështim nuk do të ua falin. Dikush do të japë llogari për këtë.