Pacolli reagon pas sulmit ndaj së përditshmes ‘Capital Gazette’

30.06.2018 19:39:26

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin “e shëmtuar dhe qyqar”, që ndodhi në kryeqytetin e shtetit të Maryland-it, në ShBA – Annapolis ndaj të së përditshmes “Capital Gazette”, ku si pasojë u vranë pesë punonjës të kësaj të përditshme dhe u plagosën dy të tjerë.

“Lajmi për vrasjen e 5 punonjësve të së përditshmes “Capital Gazette” dhe plagosjes së dy të tjerëve përderisa ata ishin në vendin e punës ishte vërtetë shokues. Ky akt makabër ishte sulm ndaj Lirisë së Shprehjes, si një vlerë fundamentale e demokracisë. Familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të Institucioneve dhe popullit amerikan i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.