PACOLLI: REY ISHTE E PARA QË THA SE KOSOVA DUHET TË JETË E PAVARUR

04.08.2017 23:35:31

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur nderimin që Komuna e Vitisë i ka bërë ish presidentes të Konfederatës Helvetike, Micheline Calme Rey.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ish Presidentja e Konfederatës Helvetike në Kosovë…

Shumë e vlersoj veprimin e nderimit që Komuna e Vitisë i ka bërë ish Presidentes të Konfederatës Helvetike, Micheline Calme Rey, një grua zonjë që ka bërë shumë për Kosovën. Në fakt, gjithë Zvicra ka bërë shumë për popullin tonë dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës!  Calme Rey ishte e para apsolute (nga faktori ndërkombëtarë) që kishte thënë se Kosova duhët të jet e pavarur.