Pacolli shtron iftar për delegacionin e shtetit të Iowas

06.05.2019 22:05:34

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sonte mysafirë, gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre.

Postimi i Pacollit:

Sonte, në iftarin e parë të muajit të madh të Ramazanit, kisha nderin qe ta kem mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s. Miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre.