Pacolli: Unë, djali që nuk kishte ç’të vishte në mbrëmjen e maturës… (Video)

26.10.2016 23:58:05

Behgjet Pacolli i është rikthyer kujtimeve të rinisë së hershme në Opinion duke rrëfyer vështirësitë që e kanë shoqëruar në fillimet e veta, përpara se të shndërrohej në një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës.

Pacolli ka kujtuar momentin nga mbrëmja e tij e maturës kur nuk kishte veshjen e duhur si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

“Unë nuk kisha as veshjen adekuate atë natë. Gëzimi më i madh për mua ka qenë atë natë kur kam dalë pa zhurmë”, tha Pacolli.

Kur u bë i pasur, Pacooli thotë se nuk e ndjeu asnjëherë përçmimin për ata njerëz që në rini e përbuznin prej varfërisë.

“Më vjen keq vetëm se atyre u ka ngelur ora. Nuk kanë ecur me ritmin e kohës. Nuk janë ata fajtorë. Është një shoqëri e tërë”, tha Pacolli.