Paditen tre persona nga Gjevgjelia dhe Vallandova, keqpërdorën detyrën zyrtare

17.02.2017 16:07:40

Tre të punësuar të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) të degëve në Gjevgjeli dhe Vallandovë, janë paditur penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Siç njofton policia, Gj.I (59), M.T (51) dhe GJ.P (45) kanë shkaktuar dëm material prej 154.816 denarësh. Dy të parët janë paditur për 16 vepra, kurse i treti është paditur për 15 vepra ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.