Pafytyrësia politike e “gjeneralit” Rexhep Selimi

31.12.2018 12:53:21



Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 31 dhjetor 2019



Gjeneralët e fushave të mejdanit e të artit, kush janë ata?

Para disa vjetëve, kur ishte “bota marë”, në programin e vitit të ri, në ish RTP-në ishte edhe ansambli “Rugova”, “Vallja me shpata”.

Të nesërmen kishte shumë reagime, pse shqiptarët e festojnë vitin e ri me shpata kur të tjerët festojnë në mënyrë krejt tjetër. Ndër ta që krtikoi ishte rugovasi, Ramiz Kelmendi, një penë e mprehtë e gazetarisë.

Po nuk ishte vetëm R. Kemendi që shkruajti dhe e madhëroi Shqipen e Shkodrën. Ishte edhe Ali Sutaj e … I. Kadare. Madje Kadare më mirë se gjithkush na dëshiroj urimet më të mira për vitin e ri, të shkruar në ditën e fundit të vitit të vjetër, më 31 dhjetor.

Dhe kjo fjalë, “Gjeneral” sikur të kish hieje vetëm ty o Kadare. Ajo më vonë sikur e humbi kuptimin që kishin pasur gjeneralët si Aleksandri i Madh, Napolen  Bonaparta, Genghis Khan, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Attila i Hunëve, në Luftërat e ndryshme deri të te ajo e Punike e … shqiptare, romake e luftëra të tjera çlirimtare e pushtuese (Marrë nga fjal. Encikop.).

Por me të drejtë fjala “Gjeneralë” u fut edhe në art e letërsi por mjerisht në fjalorët tanë ende nuk ka zënë vend.

Eh Kadare, Gjenerali i Letërsisë, të jemi mirënjohës o Gjeneral që na dhurove vepra që veç Gjeneralet si ti dinë dhe munden o Gjenerali Leërsisë, Kadare.

(E SHKRUAR ME 31 DHJETOR

Desha t`ju uroja sonte gjithë të mirat
Juve të dashurve ,
Juve të mirëve .
T`u uroja maleve pleqëri të mbarë
Fushave dhe deleve – pjellori;
Oxhakeve -tym tëzi ,
Nënave – qumsht të bardhë ,
Rrugëve -zhurma kalamajsh .
Të rënëve – qetësi)

Zotëri Gjeneral, me keqardhje e them, por më nuk mundem as ty të quajt ”Gjeneral”, sepse në Kosovën e ”pas luftës) u bënë shumë ”gjeneralë”, edhe Rexhe Selimi që paska lexua ”shka” është ”guha” e ”shka” vjersha (?) u bë ”gjeneral”, natyrisht ai nuk deshi të ”bëhej” por ”puna” e palodshme e ”lufta” me maska, e bëri.

Zotëri Gjeneral Kadare, ne në Kosovë nuk kemi më male e as fusha, nuk kemi as dele e as qumsht të bardhë, që ti aq mirë i thua. Të gjithat i hëngrën ”gjeneralët” tanë që u mësuan e u stërvitën atje, të ”Nëna Parti” e juaj, të nëna Shqipëri e jonë.

Po sot, si është?

Deri sa atherë kishim teatro e balet, shoqëri kulturo-artistike, humor e satirë, por që luheshin nga aktorët, sot ato batuta, humor të vrazhd e satirë, na vijnë nga “politikanët” e nga parlamenti që më tepër i ngjan një teatri antik latin por që nuk ka aktorë e gladiatorë por kllounë.

Sot kemi “gjeneral me … je”

Sot, jo nga dëshira që kam të lexoj, sidomos jo nga një ish i përfolur për krimë e përqarje, një “opinion” nga njeriu më enigmatik, “gjeneral” Rexhep Selimi “Nuk e rrezojmë Haradinajn me votat e Listës Srpska”

 Lista Srpska i ka ofruar opozitës kosovare dhjetë votat e saj për ta rrezuar Qeverinë. Partitë e mëdha opozitare tash kanë mundësinë që ta realizojnë kërkesën e tyre për ta rrezuar Ramush Haradinajn. Megjithatë, anëtari i kryesisë sëi Vetëvendosjes, Rexhep Selimi deklaron se nuk i bashkojnë votat e tyre me deputetët e Listës Srpska. … ”

Sa mirë. Këta e duan shqiptarizmën dhe nuk duan ”votat” e tyre, po qysh u bë atherë që edhe në vitin e tretë kalendarik po hynë Ramushi me votat e listës serbe ( dhe ” Ibrahim Rugova”)?

Këso pshtjellëci nuk gjen as në Shqipër. Ky veç llugë e bënë.

Shkurt: O Rexhep rrenci, qysh doni me e rrëxua qeverinë pra.

Po ti o Rexhë nuk ke B… me ia këthye fjalën Ramushit. Ai t`shkel ty dhe “gjeneralet”, si ti, ish studentin e SHLP-së. Ti veç vërtitesh “Si pordha nëpër tlina”.

E çka të them për fund?

Që të kemi sa më shumë bukë e krip në sofrat tona e Kosova të behet e lirë.

Të mos ketë më “gjeneralë” e as “komandantë”, e … “veteranë”, parti e ash shoqata “të dala nga lufta”!

Të shkojnë nga kanë ardhur ato hordhi vrasësish të farës së kuqe, lpk-istë!

Të ikin bashkë me soj-sorollokin Hashimi e Xhaviti, Rexhepi e Kadria, Fatmiri e .. e bashkë me Daćić e Vućić të shkojnë atje ku e kanë vendin se mjaftë na ndihmuan.

Ti marrin me vete “meritat” e marret, dekoratat e duartrokitjet ….. !

Gëzuar vitin e Ri, edhe ju “gjeneral” e gjeneralë.

Hamëz e Adme Jashari a ishin Gjeneralë?

P.S. Harrova: A ishin të gjithë “komandantët” e “Luftës së Kosovës” më 1981-1999 “Gjeneralë?

Po Hamzë e Adem Jashari, a ishin Gjeneralë.

Sa mirë së pakut paska pakëz ymyd se jo të të gjithë ishin “gjeneralë”