Zenun Pajaziti: Ata që sulmuan Agronin të dënohen

18.01.2018 16:16:06

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas sulmit ndaj Agron Mustafës që i është bërë nga pjesëtarë të lartë të Policisë së Kosovës.

Pajaziti ka vlerësuar se sulme të tilla janë për të ardhur keq dhe janë të patolerueshme.

“Uroj dhe besoj që institucionet tona relevante ta kenë si rast parësor këtë ngjarje dhe autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar’, ka komentuar Pajaziti në “Facebook”.

Sipas tij situata të tilla nuk duhet të ndodhin në Kosovë e aq më pak nga zyrtarë të Policisë.

“E ndjej thllësisht me dhimbje këtë rast dhe besoj se do të kemi diçka konkrete për këtë rast. Nuk guxojmë që si qytetarë të ndjehemi të kërcnuar e të frikësuar nga disa klane mafioze që po mbizotorojnë”, tha ish ministri Pajaziti.