Pajaziti: Mantelbardhët në Gjilan mbështesin PDK-në

09.06.2017 20:07:49

Në tubimin e organizuar me mantelbardhët, kandidati për deputet Zenun Pajaziti, duke shpalosur programin zgjedhor brenda platformës së ”Fillimi të Ri”, ka deklaruar se punëtorët shëndetësor, përherë kanë besuar në vizionin e Partisë  Demokratike të Kosovës, dhe sa herë që mantilbardhët na kanë përkrahur, ne kemi dal fitues.

Edhe kandidatja Leonora Morina – Bunjaku, duke ndarë përvojën e sajë në projekte të ndryshme shëndetësore,  ka falënderuar ata për bashkëpunim, dhe ka kërkuar përkrahjen e tyre për ”Fillimin e Ri”, I cili, trajtim të veçantë do ti kushtoj shëndetësisë në përgjithësi  dhë kuadrove të shëndetësisë gjithashtu.