Pajovic: Besoj në marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës

13.08.2016 14:17:08

Vendimi i parlamentit të Kosovës që të shtyjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Mali i Zi nuk do të shkaktojë probleme në raportet n mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar për televizionin Atlas kryparlamentari malazez Darko Pajovic duke shprehur besimin se do të fitojë mirëkuptimi dhe toleranca.

“Nuk mendoj se do të ketë çfarëdo problemi në të ardhmen dhe besoj se do të zgjidhim çështjen e demarkacionit në mes Mali i Zi dhe Kosovës me interes reciprok dhe kuptohet duke mbajtur raporte miqësore që Mali i Zi ka jo vetëm me Kosovë, por edhe me të gjithë  fqinjët , dhe kjo është diçka ë në botën e sotme , ku sundojnë trendë të ndryshme , duhet të jemi shumë krenar – çfarëdo që të jemi malazez, shqiptarë, serbë , boshnjak, mysliman apo kroat. Kjo është pasuria e gjithë ne’, tha Pajovic.

Ai shtoi se nuk ka pasur kontakte me kolegët nga parlamenti i Kosovës në këtë temë, duke thënë se Mali i Zi dhe Kosova duhet të kenë marrëdhënie të mira, sepse ky është faktor stabiliteti për tërë rajonin.

“Lejoj që çdonjëri të shprehë mendimin, pa edhe në parlamentin tonë. Jeni dëshmitarë që shumë shpesh ngritët temperature rreth disa çështjeve që janë të një rëndësie si për qytetarë dhe për shtetin, por besoj në dialog. Besoj në raporte të mira të udhëheqjes së këtyre  shteteve dhe besoj në vetëdijen e plotë të gjithëve, dhe në Kosovë edhe në Mali i Zi dhe kudo qoftë në këtë rajon që paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë imperative. Jo për shkak të gjeneratës sonë por për shkak të gjeneratës së fëmijëve tanë dhe gjitha gjeneratave që do të vijnë”, tha Pajoviq.