Pak më shumë dinjitet, ju lutem! Pak më shumë vlerësim!

08.03.2018 14:09:59
Nga Rexhep Kastrati
Urimi për 8 Marsin duhet të thyejë stereoptipet formale dhe hipokrite, dhe ta rikthejë çështjen e femrës në nivelet e një trajtimi dinjitoz dhe të barabartë në kuptimin e plotë të fjalës.
 
Fatkeqësisht, gjatë viteve, më shumë sesa si një qenie e dinjitetshme, e barbartë, dhe në shumë aspekte më inteligjente se mashkujt, femra është trajtuar si një qenie tregu, si një qenie mishi.
 
Fytyra e saj medietike, ka vite janë femrat që pjesë të afirmimit dhe të publicitetit të vet kanë pjesët intime, prostituimin trupor, duke sugjeruar kështu indirekt, të njëjtën rrugë nëse duan të afirmohen dhe të bëjnë para.
 
Në fakt, femra, edhe ajo shqiptare është e njohur më shumë për inteligjencën e saj, për aftësitë dhe sukseset në fusha të ndryshme të shkencës, të dijes, të artit, të kulturës.
 
Emri i femrës shqiptare lidhet me histori suksesi që nga antika e këndej, dhe me emrin e saj lidhet shkolla e parë shqipe e vitit 1887, lidhet edhe historia e flamurit që u përdor më 28 nëntor 1912, përsëri me shkollën shqipe, lidhet me shkrimtare, artiste dhe me politikane të ndryshme. Por lidhet edhe me sukseset më të mëdha në sport.
 
Pra nuk ka fushë, në të cilën femra shqiptare nuk ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe shumë të rëndësishme.
 
Striptizi, pornografia dhe format e këtilla janë zgjedhje personale, por nuk janë tipologji përfaqësuese dhe dominuese të femrës shqiptare.
Prandaj, duke uruar 8 Marsin, ftoj femrat që të luftojnë më shumë për dinjitetin e tyre dhe duke e refuzuar edhe medietizimin dhe dominimin medietik të tipit të Kallashit dhe të tjerave si këto!
Shteti, shoqëria jonë duhet të bëjnë më shumë që femrave t’u ofrojnë mundësi më të shumta që të realizojnë veten, personalitetin e tyre në angazhime dhe profile dinjitoze, profesionale, shkencore, intelektuale, politike, kulturore, artistike etj., e jo vetëm të flasin kotësira, ta trajtojnë si një bisht të shoqërisë dhe të shtetit!