Pak orë para protestës, deputeti i LDK-së, tregon si do ta rrëzojnë Thaçin

29.09.2018 09:21:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër presidentit Hashim Thaçi, ka nisur këtë ditë me një mesazh për Thaçin.

Ai në rrjetin e tij social, ka shkruar se populli nuk i nënshtrohet Thaçit, por se populli do ta nënshtroi këtë njeri.

Shkrimit të tij, Avdyli i ka bashkangjitur një fotografi, e cila tregon se kur populli zgjohet kundër një ‘sunduesi me shkop’ ai nënshtrohet.

“Populli i Kosovës nuk i nënshtrohet një njeriu, por populli do arrij ta nënshtroi këtë njeri”

Deputeti Avdyli nuk është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të VV-së, edhe deputetja Vjosa Osmani ka bërë një gjë të tillë, duke thënë se do të protestoj kundër ndarjes së Kosovës, dhe pazareve të Hashim Thaçit.

Protestës i janë bashkuar edhe një pjesë e shoqërisë civile, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, dy degë të AKR-së, dhe parlamenti studentor i UP-së.

Protesta fillon nga ora 14:00 në sheshin e kryeqytetit.