Pakistan: Raportohet edhe për një vrasje “për nder”

28.07.2016 08:23:30

Ministri i brendshëm i Pakistani, Chaudhry Nisar Ali Khan ka urdhëruar hetimin e vdekjes së një gruaje, bashkorti i të cilës pretendon se ajo është vrarë pasi është martuar kundër dëshirës së familjes së saj.

Ministria ka thënë se Khan i ka kërkuar policisë që të shpejtojë hetimin e vdekjes së Samia Shahid, 28 vjeçare, e cila ka vdekur derisa e ka vizituar familjen e saj në krahinën Punjab të Pakistanit.

Policia thotë se familja e saj e ka raportuar Shahid të vdekur në dhomën e saj derisa lëngje i dilnin nga goja më 20 korrik. Arsyeja e sakt e vdekjes së saj nuk është e qartë dhe se policia është duke marrë në pyetje të dyshuarit derisa e pret raportin e ekspertëve.

Shefi i policisë së qarkut, Mujahid Akbar i ka thënë AP-së se policia tashmë ka paraburgosur dy pjesëtarë të familjes.

“Asgjë nuk mund të hidhet poshtë. Mund të jetë një nga rastet e vrasjes për nderë, por tani po presim raportin e testeve mjekësore që janë bërë në trupin e saj”, ka thënë ai.

Policia janë duke bërë përpjekje ta gjejnë edhe burrin e parë të Shahid, që është edhe një nga kushërinjtë e saj. Akbar ka thënë se bashkëshorti i Shahid në Angli, i ka thënë policisë së bashkëshortja e tij e ka zemëruar familjen kur është ndarë nga kushëriri i saj para dy vjetësh që të martohet me të.