Pakti me Greqinë/ Nga viti 1946 ka ndryshuar ose konfirmuar 10 herë gjerësinë e detit territorial

27.12.2020 20:26:48

Artur Meçollari ish-zëvendës komandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë debatin e fundit politik në Tiranë për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon me ironi e krahason me përjetimin në vendin tonë të rrëzimit të Murit të Berlinit në 1989.

“Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit”, shkruan Meçollari.