Pal Lekaj dhe kuvendarë të tjerë në funksion të qëllimit të Serbisë për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

10.01.2017 13:11:59

Nga Rexhep Kastrati

Pal Lekaj shpall shenjtërinë e Ramushit, akuzon për Gjykatën speciale dhe kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Ky është konsensusi që kërkon në Kuvendin e Kosovës. Edhe Nisma bën fajtor shtetin e Kosovës dhe kërkon rrëzimin e Qeverisë. Pra, për veprimet e shtetit francez, kërkohet rrëzimi i Qeverisë së Kosovës. Kjo do të thotë se ka një interes për të krijuar një kauzë artificiale për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e që është qëllim i deklaruar publikisht i Serbisë dhe i PDK-së, AAK-së, sektës okulte të Albinit, Nismës dhe medieve dhe portaleve të ndryshme. Pra, asgjë nuk po ndodh jashtë skemës së njohur edhe deri më tash, që kishte për qëllim pikërisht rrëzimin e Qeverisë dhe destabilizimin e vendit. Prandaj, edhe arrestimi i Ramush Haradinajt duhet kuptuar pikërisht në këtë kontekst, kurse politizimi, përkaëtsisht përdorimi i këtij arrestimi për qëllime të fushatave zgjedhore dhe të sulmeve kundër shtetit dhe institucioneve të tij. Natyrisht se edhe këto arrestime, sikurse të gjitha angazhimet tjera që Serbia dhe partitë politike shqiptare të Kosovës po i bëjnë gjatë këtyre dy viteve, duhet parë si sulme të bashkërenduara, nxitëse dhe në stilin shkak-pasojë, për të përmbysur institucionet e vendit, për të përmbysur Qeverinë që drejton LDK, ashtu siç  eka deklaruar edhe vetë Serbia. Është hera e parë që Serbia deklarohet publikisht për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, dhe është hera e parë që ka ënë në veprim të gjitha mekanizmat legalë dhe ilegalë, rekrutët e saj shqiptarë dhe strukturat mafiozo-politike për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, dhe për të krijuar rrethanat që në krye të Qeverisë të jetë sekta okulte e Albinit për të realizuar rikthimin e Kosovës në gjendjen para vitit 2008, ose për ta ndarë Kosovën. Edhe angazhimet e atyre që quhen përfaqësues të serbëve të Kosovës kurrë nuk kanë qenë kaq destruktivë sa në kohën kur duhetj të zgjedhej president i Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova, dhe gjatë këtyre dy viteve të Qeverisë aktuale të drejtohet nga LDk dhe kryeministri Mustafa. Të kujtojmë se që në muajin e parë të vitit 2015, një ministër serb në Qeverinë e Kosovës bën një provokim të qëllimshëm për të nxitur trazira dhe destabilizim të Kosovës, dhe po në muajin e parë të vitit 2015, një zyrtar i Qeverisë së Serbisë krahason Kosovën me Sirinë. Dhe janari i vitit 2015, de facto ka qenë muaji i parë i punës së Qeverisë aktuale, për shkak se dhjetori i vitit 2014 ka qenë muaj i festave dhe i pushimeve të ndryshme. Pra, që në muajin e parë të punës, kjo Qeveri është ballfaquar me provokime dhe me kasione të bashkërenduara, të nxitura me mënyrën e shkak-pasojës (serbët provoko, veglat e tyre shqiptare – reago), e që janë veçori të përbashkëta të Beogradit dhe të veglave të saj shqiptare gjatë tërë viteve 2015 – 2016, për të bërë publik këtë bashkërendim në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017, kur edhe Serbia, edhe veglat e tyre në Kosobë dolën me qëndrimin e përbashkët për rëzimin e Qeverisë aktuale. Është kështu, sepse Serbia nuk ka dashur kurrë dhe nuk do që proceset në Kosovë t’i udhëheqë LDK, ose ta ketë sa më të vështirë që t’i udhëheqë ato. Kështu ka ndodhur gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, kështu ka ndodhur sa ishte gjallë presidenti Rugova, kështu po ndodh edhe tash. Po ashtu, edhe veprimet e tipit diversiv, siç anë arrestimet dhe fletarrestet e ndryshme gjatë këtyre dy viteve, janë vetëm në vazhdën e aktiviteteve diversie, subversive dhe destabilizuese që Serbia dhe aleatët e saj kanë bërë dhe bëjnë ndaj Kosovës në funksion të destabilizimit të Kosovës. Të kujtojmë se vetëm brenda këtij mandati qeverisës, Ramush Haradinaj është arrestuar dy herë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, pos arrestimit e kohës para shpalljes së pavarësisë. Gjatë kësaj kohe, po ashtu, janë dënuar edhe komandantë të ndryshëm të luftës, siç janë edhe Anton Quni, Rrustem Berisha etj. Dhe në këtë kontekst duhet parë edhe debatet e zjarrta, debatet fyese dhe përçarëse në Kuendin e Kosovës që nuk lënë shteg për marrëveshje, por hapur kërkojnë rrëzimin e Qeverisë. Kuvendarë të partive opozitare kanë dalë jashtë kontesktit të temës së seancës së jashtëzakonshme dhe janë lëshuar në sulme ndaj istitucioneve të Kosovës, e më konkretisht kundër Qeverisë së Kosovës, duke  e sharë madje edhe shtetin dhe dokumentet e saj. Dhe ajo që po bëjnë këta kuvendarë, qoftë me vetëdije, qoftë edhe të urdhëruar për të bërë gjëra të tilla, është pikërisht zbatim i strategjisë serbe për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës, për të destabilizuar vendin dhe për të prodhuar një Qeveri të udhëhequr nga sekta okulte e Albinit dhe në të cilën do të kishte vend për PDK-në dhe ndonjë patericë tjetër. Ramush Haradinaj dhe AAK po përdoren thjesht si vegla, po përdoret imazhi i tij si komandant i luftës, por në fund nuk do të mund të bëhej fare kryeministër, sepse projeksioni i Serbisë është që drejtimin e Qeverisë së Kosovës ta ketë sekta okulte e Albinit, kurse kjo e fundit ka dëshmuar se nuk ia lë drejtimin e një Qeverie të tillë Ramushit dhe AAK-së.