Pal Lekaj, kërko falje dhe mëse nga skarkimet e ditëve të fundit!

30.03.2019 11:03:15

Që nga shigjetimi i të keqës politike në Kosovë, reagim kritik ky nga ana e Ambasadorit Zviceran z Jean-Humbert Lebet më datë 27.03.2019, tek tani unanimisht u perkrah nga homologët e tij diplomat në vendin tonë duke filluar nga Ambasadori i Amerikës, Anglisë, Francës dhe Ambassador tjer. Zëri kritik i Ambasadorit Lebet më pas u perkrah edhe nga gjithë politikan vendor të cilët duan ta pranojn kritikën dhe duan ti marin ndryshimet ashtu si duhët për ta kaluar gjendjën në të cilën e kemi future vendin tone. Pas gjitha këtyre reagimeve në perkrahje të kritikave shumë aktive dhe të nevojshme çfarë bëri Ambasadorit Zviceran, më në fund edhe vet Ministri z. Pal Lekaj u vetëdiesu dhe doli sikur deklaratat e tij kunder Ambasadorit Lebet ishin deklarata ne afekt. Kërkimfalja publike e Ministrit Lekaj pa eskavijime të mjegulluara siq dijn të bëjn politikanet tek ne, do të ishte mbyllja më e mirë e këtij skandali politik. Më në fund z.Lekaj nuk ka nevojë të mësoj nga subjektet tjera e as nga lider të partive tona siq din te kenë inate politikanët tonë, aj pra Ministri Lekaj mund ta konsultoj z. Besnik Tahiri nga partia e tij i cili e njeh më mire se askush tjetër shërbimin civil dhe administrimin institucional nga ku edhe pjelli sherri i Veteranëve të rrejshëm të rekrutuar thjesht për votë dhe biznese tjera. Nese nuk i mjafton këshilla e Besnikut, aj pra z. Lekaj ka mundësi po ashtu të mësoj nga shkrakimet e këtyre ditëve vetëm pse u fy intervenimi i NATO-s dhe politika Euroatlantike në vendin tone ku më të drejtë Kryeministri Haradinaj mori masa më arsyetimin e drejt se, njerëz të këtyre orientimeve ku fyhën miq të vendit tone dhe politikat Euroatlantike nuk mund të kenë vend në institucionet tona. Kërkim falja pa makiazhe politike dhe të mësosh nga tjetri i cili dëshmon ndërkohë maturi politike, nuk jan dobësi perkundrazi është sukses dhe burrëri si dhe mos harro se këtë sukses menqurie ne heshtje sa per të mbijetuar në politikë po e ndjekun bukur shumë të quajtur politikan ne mesin tonë o miku im Pal Lekaj. Unë, që në momentin e parë po atë ditë skandaloze dola në perkrahje të Ambasadorit Zviceran ngase e di se mbështetja e vonuar nuk është sukses i plotë madje nganjëhere është deshtim me rreziqe te mëdha në politikë dhe më beso se kur po prononcohesha pro z.Lebet ju kisha parasyesh juve mik i nderuar Pal Lekaj por e verteta dhe interesi i vendit është mbi ne dhe mbi miqësinë tonë. Kerkimfalja publike është mbyllje e problemit të krijuar ne afekt politik z. Minister.

Prishtinë 30.03.2019

Xun Çetta