Pal Lekaj pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës

11.09.2017 16:14:31
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.

 

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuarra deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin  Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, z. Pal Lekaj, falenderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.

Pranim dorëzimi u bë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës.