Seanca e thirrur për të filluar në ora 11:00 në mënyrë që të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të zhvillohej.
Kryesuesi i Parlamentit, Adem Mikullovci shtyeu seancën për në ora 14:00 pasi deputetët e koalicionit PAN nuk ishin prezent në sallën e Kuvendit.
E sipas deputetëve të këtij koalicioni mungesa e tyre kishte të bënte me çështje teknike.
Përpos Krasniqit këtë gjë e ka deklaruar për Indeksonline edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
Leka ka thënë se mungesa e tyre kishte të bënte vetëm me çështje teknike.
Gjithashtu ai është pyetur nëse do të jenë prezent në vazhdimin e seancës në ora 14:00, duke konfirmuar se deputetët e PAN-it do të jenë prezent.
“Ishin çështje teknike të koordinimit. Do të jemi prezent në ora 14:00”, ka thënë Lekaj