Palestinezët vrasin dy policë izraelitë

14.07.2017 17:36:32

Dy policë izraelitë u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në Jerusalem.

Autoritetet thanë se ata janë qëlluar nga dy arabë izraelitë pranë një lokacioni të shenjtë, i cili nga izraelitët njihet si Mali i Tempullit, ndërsa nga myslimanët si Haram al-Sharif.

Sulmuesit më pas u vranë nga policia.

Qysh në fund të vitit 2015 ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika.

Dyzetekatër izraelitë dhe pesë shtetas të huaj janë vrarë në këtë periudhë nga sulme të tilla.

Mbi 250 palestinezë – sipas Izraelit shumica sulmues – janë vrarë po ashtu.