Palit të AAK-së: Ku ishte shenjtëria e familjes kur u sulmua familja Musaj dhe familja e kryeministrit Mustafa?

29.08.2016 10:27:59

Pal Lekaj i AAK-së, paska thënë se “nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë.”, dhe këtë e ka thënë për sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Arben Shala. Dhe kjo që ka thënë Pali, është shumë e vërtetë se familja e shenjtë dhe në traditën tonë nuk sulmohet ajo. Mirëpo ky Pali, nuk  eka thënë kur Ramush Haradinaj e kishte rrethuar dhe sulmuar familjen Musaj në Strellc pas mesit të natës, kur edhe përpak nuk e ka lënë kokën aty. Dhe në rrethimin e sulmin ndaj familjes Musaj, Ramushi ishte edhe me shokë, duke shkelur jo vetëm traditën shqiptare dhe shenjtërinë e familjes, por duke krijuar skena që vetëm forcat paramilitare dhe militare serbe kanë bërë, si në rastin e familjes së Adem Jasharit, dhe në shumë raste të tjera. Pali dhe as AAK kurrë nuk ka thënë se “nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë.”, as kur eshalone të krimit rrethuan pronat familjare të kryeminstrit Mustafa në Prapashticë, me ç’rast kanë shkaktuar shqetësime jo vetëm në një familje, por në disa familje të të afërmve të kryeminstrit Mustafa. Gjatë vitit të kaluar, sekta okulte e Albinit kishte organizuar militantët e saj dhe si në filmat me pjesëtarë të fiseve të hershme, pra tribale, kishte rrethuar pronat dhe shtëpitë kryeminstrit Mustafa dhe të familjes së tij të gjerë, dhe kjo jo vetëm që nuk ishte dënuar, por ishte konsderuar si vepër patriotike. Në këtë rast, nuk kishte bërë punë tradita shqiptare, e as që ishte marrë parasysh shenjtëria e familjes. Shenjtëria e familjes dhe tradita shqiptare nuk ishin marrë parasysh as kur u sulmua shtëpia e kryeministrit Mustafa në Prishtinë. Përkundrazi, edhe ky sulm në shtëpinë dhe familjen e kryeminstrit Mustafa ishte konsderuar vepër patriotike. Pali i AAK-së dhe vetë AAK-ja, sikurse gjithë të tjerët si këta, duhet ta kenë të qartë se tradita shqiptare dhe shenjtëria e familjes vlejnë për të gjithë, e jo për disa po, e për disa jo. Pastaj, duhet ta dijnë se askush nuk i ka zgjedhur ata që të caktojnë se për kë vlen tradita shqiptare dhe shenjtëria e familjes, e për kë jo. Megjithatë, rikthimi në vlerat e traditës dhe të familjes, shpresoj të jetë bërë sinqerisht dhe të kuptojnë se gjatë tërë kësaj kohe na e kanë lodruar traditën dhe shenjtërinë e familjes me agersivitetin verbal që ka çuar edhe në agresivitetin fizik, që u reflektua në veprime anarkiste, shaktërrimtare dhe destabilizuese, dhe të kuptojnë se edhe shteti është shtëpia jonë e përbashkët, dhe si e tillë nuk sulmohet dhe nuk duhet të sulmohet.